Rregullatori i letrave me vlerë në Kinë ushqen tregun e shëndoshë të kapitalit përmes mbikëqyrjes
2024-03-07 12:35:40

CFP

CFP

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë në Kinë (CSRC) do të kryejë efektivisht detyrën e tij kryesore nëpërmjet mbikëqyrjes së të gjithë procesit në të gjitha lidhjet dhe do të punojë me të gjitha palët përkatëse për të ushqyer së bashku një treg të shëndoshë kapitali dhe një mjedis biznesi të klasit të parë, shkruan “Xinhua”.

Komisioni po ashtu do të përpiqet të drejtojë firmat e listuara për të rritur transparencën, për t'u përqëndruar në operacionet kryesore të biznesit, për të optimizuar shpërndarjen e burimeve dhe për të kryer operacione të qëndrueshme, për të siguruar kthime më të mira për investitorët, deklaroi kryetari i CSRC-së, Wu Qing, në një konferencë shtypi.

CSRC gjithashtu do të përpiqet të përmirësojë cilësinë e firmave të listuara përmes përpjekjeve mbikëqyrëse në disa fusha kyçe.

Për më tepër, do të rriten përpjekjet e rregullta të mbikëqyrjes mbi firmat pasi ato të bëhen publike, duke goditur mashtrimin dhe shkeljet e tjera në përputhje me ligjin. (Irma)