Sateliti i Kinës Fengyun-4B merr përsipër misionet Fengyun-4A
2024-03-07 12:21:15

CFP

CFP

Sateliti meteorologjik Fengyun-4B (FY-4B) ka pasuar FY-4A dhe rifilloi funksionimin e tij të martën pas pothuajse një muaji zhvendosje dhe rregullimi, njoftoi Administrata Meteorologjike e Kinës, citon “Xinhua”.

FY-4B filloi të lëvizë nga 133 gradë gjatësi lindore më 1 shkurt të këtij viti dhe mbërriti në orbitën gjeostacionare në 105 gradë gjatësi lindore më 19 shkurt. Shtrirja e monitoruar nga FY-4B është zhvendosur më tej në drejtim të perëndimit pasi rregullimit të orbitës së tij, duke i mundësuar që t'i shërbejë më mirë më shumë vendeve të nismës “Një brez, një rrugë”.

“FY-4B është aktualisht në gjendjen e tij optimale me sistemin satelitor-Tokë të miroperuar dhe performancën teknike të optimizuar”,- tha Zheng Xudong, zyrtar me Qendrën Kombëtare Meteorologjike Satelitore.

Ai tha se sateliti mund të arrijë një rezolucion kohë-hapësirë prej 250 metrash brenda një minute, duke ofruar mbështetje teknike më të fuqishme për monitorimin dhe parashikimin e motit katastrofik.

Më pas, FY-4A dhe sistemi i tij tokësor do të vazhdojnë të funksionojnë ndërsa intensiteti i tij i punës do të reduktohet gradualisht, shtoi ai.

FY-4B u lëshua nga një raketë “Long March-3B” nga qendra e lëshimit satelitor Xichang në provincën Sichuan më 3 qershor 2021. Ai ka formuar një rrjet me FY-4A, që u lëshua në hapësirë në dhjetor 2016, për të ofruar më shumë të dhëna të sakta dhe më të shpejta të motit. (Irma)