Huawei dhe universitetet saudite nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e talenteve
2024-03-07 15:30:29

Xinhua

Gjiganti kinez i teknologjisë “Huawei” nënshkroi me disa universitete saudite për zhvillimin e talenteve memorandume mirëkuptimi (MoU) në prag të Konferencës Teknike LEAP 2024 të mbajtur në Riad.

Marrëveshjet synojnë t'u ofrojnë universiteteve, përfshirë Universitetin King Khalid (KKU), Universitetin e Jeddah dhe Universitetin Shaqra, teknologji të avancuara për të fuqizuar studentët përmes Akademisë “Huawei ICT”, thuhet në deklaratën e cituar nga “Xinhua”.

Liam Zhao, president i “Huawei Tech Investment” në Arabinë Saudite, deklaroi se kompania është krenare që bashkëpunon me universitetet kryesore arabe, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’i mbështetur ato në kultivimin e talenteve të TIK-ut që plotësojnë kërkesat e industrisë, duke ofruar talente me cilësi të lartë për industrinë në zhvillim.

Xinhua

Presidenti i KKU-së, Falleh Al-Solamy, tha se oreksi për teknologji të avancuara në mesin e talenteve të rinj në Arabinë Saudite është shumë i lartë. Ai e cilësoi një sukses të madh bashkëpunimin me një kompani lider të teknologjisë si “Huawei”. (Irma)