Kryediplomati: Parimi i "Një Kine" siguron paqen në ngushticën e Tajvanit
2024-03-07 11:16:22

foto nga CFP

foto nga CFP

Këmbëngulja më e fortë në parimin e "Një Kine" do të sigurojë më mirë paqen në ngushticën e Tajvanit, theksoi ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi të enjten paradite në një konferencë shtypi mbi politikën e jashtme të Kinës, në kuadrin e sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Kreu i diplomacisë kineze shprehu besimin se, herët a vonë, do të shikohet një "fotografi" me të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare që respektojnë parimin e "Një Kine". Sipas Wang-ut, një gjë e tillë është vetëm çështje kohe. Veprimet përçarëse për "pavarësinë e Tajvanit" janë faktori më i madh shkatërrues i paqes dhe qëndrueshmërisë në ngushticën e Tajvanit, theksoi ai, duke shtuar që, për mbrojtjen me të vërtetë të paqes në këtë rajon, duhet kundërshtuar haptazi dhe rreptësisht "pavarësia e Tajvanit". (Wang Lei/ Artan)