Wang: Disa vende jashtë rajonit nuk duhet të bëhen ngatërrestare ose krijuese telashesh në Detin e Kinës Jugure
2024-03-07 11:49:10

foto nga CFP

foto nga CFP

Lidhur me çështjen e Detit të Kinës Jugore, Kina do të mbrojë të drejtat e veta të arsyeshme sipas ligjit përballë shkeljes së qëllimtë të tyre, dhe do t'i kundërshtojë në kohë e në bazë të arsyes provokimet e paarsyeshme. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi të enjten paradite, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi mbi politikën e jashtme të Kinës, në kuadrin e sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Kreu i diplomacisë kineze i këshilloi disa vende jashtë rajonit të mos shkaktojnë mosmarrëveshje dhe të mos bëhen ngatërrestare ose krijuese telashesh në Detin e Kinës Jugore. (Wang Lei/ Artan)