Tregtia e jashtme e Kinës tregon shenja pozitive, pavarësisht sfidave
2024-03-07 15:16:01

CFP

CFP

Kina po sheh shenja pozitive në eksporte dhe importe pavarësisht një mjedisi sfidues të tregtisë globale, deklaroi ministri i Tregtisë, Wang Wentao, në një konferencë shtypi, citon “China Daily”.

Sipas ministrit, Kina ka parë një lulëzim në aktivitetet tregtare gjatë periudhës së Festës së Pranverës, një sezon tradicional i zbehtë për importet dhe eksportet.

Wang tha se rimëkëmbja e tregtisë, duke filluar nga shtatori 2023, pritet të vazhdojë, pavarësisht nga një rënie e mundshme në mars për shkak të një baze të lartë krahasimi. (Irma)

CFP

CFP

CFP

CFP