Kina zbaton politikën pilot të heqjes së vizave për gjashtë vende europiane
2024-03-07 16:24:25

Foto nga VCG

Për të nxitur shkëmbimet njerëzore mes Kinës e vendeve të tjera, pala kineze vendosi të zgjerojë sferën e politikës pilot të përjashtimit nga vizat, duke hequr vizat për mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga Zvicra, Irlanda, Hungaria, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu.

Nga 14 mars deri më 30 nëntor, shtetasit nga vendet e mësipërme me pasaporta të zakoshme mund të hyjnë në Kinë pa viza e të qëndrojnë për një periudhë jo më shumë se 15 ditë për biznes, turizëm, vizitë te të afërmit e miqtë dhe kalim tranzit. Shtetasit nga këto vende që nuk i plotësojnë kushtet duhet ende të aplikojnë për vizë përpara se të hyjnë në Kinë. (Çang Çuo)