OKB-ja: Ka “bazë për të besuar” se Hamasi kreu dhunë seksuale gjatë sulmit të 7 tetorit
2024-03-06 19:00:31

Foto nga VCG

E dërguara e Kombeve të Bashkuara për dhunë seksuale në konflikt në një raport të publikuar të hënën tha se ka “bazë për të besuar” se Hamasi ka kryer dhunime, “torturë me bazë seksuale” dhe trajtim mizor e çnjerëzor të grave gjatë sulmit të grupit militant në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor.

Ka gjithashtu “bazë të arsyeshme për të besuar se një dhunë e tillë ndoshta po vazhdon ende,” deklaroi e dërguara e OKB-së Pramilla Patten, e cila vizitoi Izraelin dhe Bregun Perëndimor nga 29 janari deri më 14 shkurt bashkë me një ekip teknik të përbërë nga nëntë anëtarë.