Prodhimi i grurit në Kinë, rekord në vitin 2023
2024-03-06 17:06:09

CFP

CFP

Prodhimi i drithit në Kinë arriti një rekord prej 695.4 milionë tonësh vitin e kaluar, me 493 kg për banor, më e lartë se mesatarja ndëkombëtare, deklaroi të martën ministri i Bujqësisë dhe Çështjet Rurale, Tang Renjian.

Ky është viti i nëntë radhazi që Kina regjistron një korrje drithi prej mbi 650 milionë tonë, citon “Xinhua”.

Përveç ruajtjes së sigurisë kombëtare ushqimore, vendi gjithashtu vazhdon të punojë për të konsoliduar dhe zgjeruar arritjet e tij në zbutjen e varfërisë dhe për të parandaluar që njerëzit të kthehen në varfëri. Vitin e kaluar, të gjithë fermerët në 832 qarqe të nivelit kombëtar të goditura më parë nga varfëria patën rritje në të ardhurat e disponueshme për frymë. Norma e rritjes së të ardhurave të tyre është më e lartë se norma mesatare kombëtare e rritjes për fermerët.

CFP

CFP

Përafërsisht dy deri në tre ose më shumë industri janë zhvilluar në secilin prej 832 qarqeve të zbutur nga varfëria, tha Tang, duke shtuar se mbi 90 për qind e familjeve që i shpëtuan varfërisë janë angazhuar në këto industri. (Elona)