Udhëheqësit kinezë ndjekin diskutimet në sesionin vjetor të AKP-së
2024-03-06 16:40:08

Foto nga Xinhua

Udhëheqësit e lartë kinezë Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Ding Xuexiang, Li Xi dhe Han Zheng morën pjesë të martën në diskutimet në kuadër të sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), organit më të lartë ligjvënës në Kinë. 

Gjatë diskutimeve në grup të deputetëve të AKP-së nga provinca Yunnan, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Këshillit të Shtetit Li Qiang theksoi se provinca Yunnan duhet të përdorë plotësisht epërsitë dhe karakteristikat e veta për t'u integruar më mirë në strategjinë kombëtare të zhvillimit të bashkërenduar rajonal.

Ai theksoi ndjekjen e parimit të përgjithshëm të synimit të përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë, shfrytëzimin e të gjitha mundësive dhe përdorimin e plotë të kushteve të favorshme, vazhdimin e nxitjes së ekonomisë për të siguruar një përmirësim të efektshëm cilësor dhe një rritje të arsyeshme sasiore, si edhe përparimin e gjithanshëm të kauzës së forcimit të vendit dhe rilindjes kombëtare në të gjitha frontet nëpërmjet rrugës kineze të modernizimit. 

Gjatë pjesëmarrjes në diskutimet e deputetëve nga provinca Sichuan, Zhao Leji, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike  të Komitetit Qendror të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komitetit të Përhershëm të AKP-së, kërkoi që kjo provincë të zbatojë vendimet dhe planet e Komitetit Qendror të PKK-së sipas kushteve të veta dhe të promovojë modernizimin kinez.

Sichuan-i duhet të mbështetet në inovacionin shkencor e teknologjik për të krijuar shtysa dhe epërsi të reja për zhvillimin, në përpjekje për t'u shndërruar në një qendër inovacioni dhe një forcë kryesore nxitëse për zhvillimin me cilësi të lartë në rajonin perëndimor, u shpreh Zhao. 

Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Wang Huning iu bashkua deputetëve nga provinca Guizhou në diskutimet e tyre. Ai i bëri thirrje kësaj province jugperëndimore të zbatojë plotësisht vendimet dhe planet e hartuara nga Komiteti Qendror i PKK-së dhe të përpiqet për të çuar përpara modernizimin kinez.

Wang kërkoi gjithashtu nga Guizhou të nxisë rigjallërimin rural në mënyrë të gjithanshme dhe të konsolidojë e të zgjerojë arritjet në zbutjen e varfërisë. 

Ding Xuexiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe zëvendëskryeministër i Kinës, iu bashkua kolegëve të vet ligjvënës nga provinca verilindore Liaoning për të diskutuar mbi raportin e punës së qeverisë.

Ding theksoi rëndësinë e fokusimit nga afër në detyrën qendrore të Partisë gjatë udhëtimit të ri në epokën e re dhe nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë për të marrë rezultate konkrete. 

Ndërsa Li Xi,  anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe sekretari i Komisionit Qendror për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së, ishte i pranishëm në diskutimet mbi raportin e punës së qeverisë të përfaqësuesve të AKP-së nga provinca Fujian. Li theksoi përpjekjet për të çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë të kontrollit dhe të mbikëqyrjes së disiplinës, për të dhënë një garanci të fortë për realizimin e rilindjes kombëtare dhe për fuqizimin e mëtejshëm të vendit.

Ai u kërkoi organeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së disiplinës të nxisin një mjedis të mirë, si me rend, ashtu edhe me gjallëri, të zhdukin terrenin që ushqen korrupsionin, të trajtojnë problemet e ngutshme që shqetësojnë më shumë njerëzit dhe të përmirësojnë mirëqenien e popullit. 

Duke folur me ligjvënësit nga provinca Shandong, nënpresidenti Han Zheng bëri thirrje për zbatimin e plotë të vendimeve dhe planeve të Komitetit Qendror të PKK-së, duke bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar që të realizohen detyrat e punës në të gjitha fushat.