Planet buxhetore të Kinës sivjet për arsimin, sigurimet shoqërore e punësimin do t'i kalojnë secili 4 trilionë juanët
2024-03-06 19:58:31

Foto nga CMG

Ministri kinez i Financave Lan Foan tha të mërkurën se nga viti 2019 deri vitin e kaluar, shpenzimet kombëtare për arsimin janë rritur me 18.5 %, për sigurimet shoqërore dhe punësimin janë rritur me 35.8 %, ndërsa shpenzimet për shëndetësinë janë shtuar me 34.4 %. Në vitin 2024, buxheti për arsimin, sigurimet shoqërore dhe punësimin do t'i kalojë secili 4 trilionë juanët.

Ai i tha këto në një konferencë shtypi gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore. (Çang Çuo)