Kina kryeson inovacionin global të teknologjisë së gjelbër
2024-03-06 16:24:15

CFP

CFP

Kina ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë 20 viteve të fundit për t'u bërë një nga vendet kryesore kërkimore në teknologjitë e gjelbra, raportuan mediat gjermane të dielën, duke cituar një studim të ri nga “Bertelsmann Stiftung”.

“Për sa i përket dinamikës së kërkimit, asnjë vend nuk mund të konkurrojë me Kinën, që është motori më i rëndësishëm i rritjes në teknologjitë e gjelbra në mbarë botën, citon “Xinhua” studimin.

Për sa u përket patentave të klasit botëror, 10 përqindëshi kryesor i patentave për një teknologji të caktuar, Kina është tashmë në vendin e dytë, vetëm pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi ka më shumë se trefishuar patentat e tij të klasit botëror në teknologjitë e gjelbra në 37.000 që nga viti 2017, ndërsa pjesa e SHBA-së, Japonisë dhe Bashkimit Europian (BE) shënoi rënie.

CFP

CFP

Në shumicën e kategorive, Kina është ndër tre vendet kryesore të kërkimit në mbarë botën, por tashmë është numri një në kategorinë “Masat e konsumit/riciklimit të qëndrueshëm”. Vendi ka dyfishuar pjesën e tij globale në këtë kategori gjatë pesë viteve të fundit në pothuajse 40 për qind. (Elona)