Ambasadori kinez shpjegon në Gjenevë perspektivat e Kinës për të drejtat e njeriut
2024-03-06 17:15:37

CFP

CFP

Ambasadori kinez në Gjenevë shpjegoi perspektivat e Kinës për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke theksuar se paqja dhe zhvillimi janë shtylla thelbësore për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, citon “Xinhua”.

Chen Xu, përfaqësues i përhershëm i Kinës në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Zvicër, deklaroi se mbrojtja e të drejtave të njeriut për të gjithë është një detyrë e përbashkët e komunitetit global.

Duke vënë në dukje krizat e shpeshta, konfliktet dhe përshkallëzimin e trazirave rajonale në botë, ai tha se është një përparësi urgjente që të sigurohet një armëpushim dhe të krijohen kushte për dërgimin e ndihmave humanitare dhe rivendosjen e paqes në Gaza, ku konflikti ka çuar në një krizë të konsiderueshme humanitare.

Ai theksoi se është e rëndësishme të pranohet diversiteti i qytetërimeve botërore, të nderohen traditat historike dhe kulturore të vendeve të ndryshme dhe të respektohen rrugët e zgjedhura të zhvillimit të secilit vend, veçanërisht përballë sfidave dhe pengesave në rritje.

Chen u bëri thirrje shteteve që të përmbahen nga imponimi i vlerave të veta dhe modeleve të zhvillimit ndaj të tjerëve.

Kina është e përkushtuar ndaj një rruge zhvillimi të të drejtave të njeriut të përshtatur me kushtet e saj kombëtare, tha Chen.

Ai theksoi gatishmërinë e Kinës për të bashkëpunuar me të gjitha palët e interesuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes sigurisë, nxitjen e të drejtave të njeriut përmes zhvillimit, avancimin e të drejtave të njeriut përmes bashkëpunimit dhe promovimin e zhvillimit të fuqishëm të kauzës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. (Elona)