Shangai, me 22 habitate të kafshëve të egra që synojnë mbrojtjen e biodiversitetit
2024-03-06 17:54:53

Shangai aktualisht ka 22 habitate të kafshëve të egra që janë zhvilluar me qëllim përmirësimin të kushteve për mbijetesën dhe riprodhimin e kafshëve të egra, njoftoi Zyra Administrative e Peizazhit.

Këto habitate të kafshëve të egra mbulojnë një sipërfaqe totale prej mbi 400 hektarësh, bën të ditur “Xinhua”.

Ndërtimi i habitateve të tilla ndihmon në promovimin e biodiversitetit rajonal, ndërkohë që u siguron qytetarëve vende ku ata mund të mësojnë për kafshët e egra dhe të marrin njohuri në lidhje me shkencat natyrore.

Sipas zyrës, mbrojtja e habitateve natyrore është jetike për mbrojtjen e suksesshme të kafshëve të egra.

22 habitatet e kafshëve të egra, së bashku me 11 rezervate natyrore dhe 13 ligatina të mëdha në nivel qyteti, kanë formuar një rrjet mbrojtës në Shangai. (Elona)