Xi uron gratë e të gjitha kombësive dhe të gjitha qarqeve në mbarë Kinën
2024-03-06 20:15:01

Foto nga VCG

Të mërkurën pasdite, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, u takua me anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez nga Komiteti Revolucionar i Kuomintang-ut Kinez dhe qarqet tekniko-shkencore, të burimeve dhe të mjedisit. Xi mori pjesë gjithashtu në diskutimet e tyre dhe dëgjoi mendimet e sugjerimet e tyre.

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Xi Jinping-u, në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u shprehu urime përfaqësueseve, anëtareve dhe pjesëtareve gra të personelit në të "dy sesionet", grave të të gjitha kombësive dhe të të gjitha qarqeve në mbarë vendin, grave në rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe të Makaos, bashkatdhetareve në Tajvan, si edhe bashkatdhetareve jashtë vendit. (Çang Çuo)