Zyrtari: Objektivi i rritjes së PBB-së së Kinës, i arritshëm me përpjekje më të shumta
2024-03-06 19:38:44

Foto nga CMG

Objektivi i rritjes së PBB-së së Kinës për vitin 2024 prej rreth 5 për qind është një objektiv i arritshëm me përpjekje më të shumta, u shpreh të mërkurën kreu i organit më të lartë të planifikimit ekonomik të vendit.

Kina ka besimin, aftësitë dhe kushtet për të përmbushur objektivat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për këtë vit, tha për mediat Zheng Shanjie, kryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës në një konferencë shtypi gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Objektivi i rritjes është në përputhje me objektivat e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) dhe bazohet në potencialin e rritjes dhe kushtet e ekonomisë kineze, theksoi ai.

Sesioni i dytë i Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore mbajti të mërkurën një konferencë shtypi në Pekin, duke informuar mediat vendase dhe të huaja mbi çështjet e zhvillimit dhe reformës, financave dhe buxhetit, tregtisë dhe letrave me vlerë financiare.