Shpenzimet e Kinës për kërkim e zhvillim i tejkaluan 3.3 trilionë juanë në vitin 2023
2024-03-06 16:48:01

CFP

CFP

Shpenzimet e Kinës për kërkim dhe zhvillim i tejkaluan 3.3 trilionë juanë (rreth 458.5 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2023, një rritje prej 8.1 për qind në baza vjetore, deklaroi ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Yin Hejun.

Duke folur me gazetarët, Yin tha se shpenzimet në kërkimin bazë arritën në 221.2 miliardë juanë në 2023-shin, një rritje me bazë vjetore prej 9.3 për qind, bën të ditur “Xinhua”.

“Inovacioni shkencor dhe teknologjik jo vetëm që rrit konkurrencën e industrive tradicionale të vendit, por gjithashtu hedh një themel të fortë dhe injekton shtysë në zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore”,- tha Yin.

Sipas ministrit, synohet të bëhen përpjekje për të trajtuar detyrat kyçe, për të rritur kultivimin e talenteve dhe për të thelluar reformën institucionale në fushën e shkencës dhe teknologjisë. (Elona)

CFP

CFP