Ukraina shprehet e gatshme të zgjasë tranzitin e gazit nga Rusia me kërkesë të BE-së
2024-03-06 16:37:24

CFP

CFP

Ukraina është e gatshme të zgjasë tranzitin e gazit nga Rusia nëse ka një kërkesë nga vendet e Bashkimit Europian (BE), njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, duke cituar kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

“Nëse vendet europiane veprojnë si një konsorcium ose një nga partnerët europianë do të veprojë si një vend tranzit për gazin, ne jemi gati të ofrojmë një shërbim të tillë”,- tha Shmyhal në një konferencë shtypi.

Ukraina mund të nënshkruajë një marrëveshje për tranzitin e gazit me Komisionin Europian ose një grup vendesh europiane që janë të interesuara në ruajtjen e tranzitit, tha Shmyhal, citon “Xinhua”.

Ai theksoi se Ukraina nuk do të zgjasë kontratën ekzistuese të tranzitit të gazit apo të nënshkruajë një kontratë të re me Rusinë.

Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës, “Naftogaz” dhe gjiganti rus i gazit “Gazprom” nënshkruan një marrëveshje për transportin e gazit në dhjetor 2019. Kontrata parashikon që Ukraina të tranzitojë 40 miliardë metra kub gaz rus në vit gjatë periudhës 2021-2024.

Vitin e kaluar, tranziti i gazit rus nëpërmjet Ukrainës ra me 28.4 për qind në 14.6 milionë metra kub. (Elona)