Eksperti përshëndet iniciativat globale të Kinës
2024-03-06 09:39:01

Tre nismat kryesore globale të Kinës për zhvillimin, sigurinë dhe qytetërimin janë mirëpritur nga shumica e botës dhe Perëndimi duhet t'i kuptojë më mirë ato, tha Keith Bennett, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare


“Në një proces hap pas hapi, Kina po përcakton pikëpamjen e saj për botën, jo vetëm pikëpamjen e botës ashtu siç është, por një pamje të botës siç duhet të jetë dhe çfarë lloj bote duhet të jetë aspirojë njerëzimi”,- tha Bennett, bashkëredaktor i platformës në internet “Friends of Socialist China”, ndërsa diskutoi për Iniciativën e Zhvillimit Global, Iniciativën e Sigurisë Globale dhe Iniciativën e Qytetërimit Global.

 

Ai shtoi se dy sesionet, mbledhjet vjetore të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, ofrojnë një dritare të rëndësishme për Perëndimin për të mësuar rreth politikës së brendshme të Kinës dhe vizionit të saj global.  Sipas tij, deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez vijnë në sesione, duke përfaqësuar të gjitha sferat e jetës dhe raporti i qeverisë është rezultat i shumë diskutimeve dhe konsultimeve të gjera.

 

foto: VCG

foto: VCG

“Kina i parashtron politikat, filozofinë e saj dhe propozimet e saj shumë qartë”,- tha Bennett, i cili studioi historinë dhe politikën kineze në Universitetin e Londrës në fund të viteve 1970 dhe e ka vizituar Kinën më shumë se 200 herë.

 

“Unë mendoj se fillimisht njerëzit duhet ta kuptojnë Kinën”,- tha Bennett, i cili është gjithashtu anëtar i vjetër i Shoqatës për Mirëkuptim Anglo-Kinez, e themeluar në vitin 1965, për të promovuar mirëkuptimin dhe miqësinë midis popullit britanik dhe kinez.

 

Bennett tha se tre iniciativat përshkruajnë përvojën dhe mençurinë e Kinës që mund të përdoret për t'u marrë me problemet aktuale botërore, si për shembull se si të arrihet rritja për vendet në zhvillim dhe si të zgjidhen konfliktet në Lindjen e Mesme.

 

foto: VCG

foto: VCG

“Qëkur presidenti Xi Jinping propozoi Iniciativën e Zhvillimit Global në Sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2021, nisma ka pasur një pritje të ngrohtë nga shumica e vendeve në Jugun Global, pasi filozofitë dhe politikat e saj janë në interes të shumicës së njerëzve në çdo vend”,- tha Bennett.

 

Sipas Misionit të Përhershëm të Kinës pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë, më shumë se 100 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur mbështetje për Iniciativën e Zhvillimit Global dhe mbi 70 vende iu bashkuan Grupit të Miqve të Iniciativës së Zhvillimit Global deri në fund të vitit të kaluar.

 

“Kjo pasqyron faktin se zhvillimi është ende nevoja më urgjente për shumicën e njerëzimit. Por cilat janë gjërat që njerëzit kanë nevojë për të realizuar zhvillimin? Paqja dhe siguria”,- tha Bennett.

 

Në këtë drejtim, Nisma Globale e Sigurisë u paraqit nga presidenti Xi në Konferencën Vjetore të Forumit të Boaos për Azinë në prill 2022, duke theksuar rëndësinë e pasjes së një vizioni të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve dhe respektimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme.

 

foto: VCG

foto: VCG

Vitin e kaluar, pajtimi midis Iranit dhe Arabisë Saudite nën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina, ishte një arritje e jashtëzakonshme e nismës, tha Bennett, duke shtuar se ai ka vëzhguar se si Kina ka ndihmuar në pajtimet në rajone të ndryshme.

 

“Të tre iniciativat janë të lidhura si një e tërë. Është sikur të vendosni njëra mbi tjetrën si tulla për të ndërtuar një shtëpi”,- tha ai, duke shtuar se Iniciativa e Qytetërimit Global, e cila u prezantua nga presidenti Xi marsin e vitit 2023 ka qenë e domosdoshme në realizimin e këtyre arritjeve.

 

“Iniciativa e Qytetërimit Global e bën të qartë se historia e njerëzimit, që përfshin mijëra vjet, ka parë të lindin një shumëllojshmëri qytetërimesh, të zhvillohen dhe të lulëzojnë, dhe kjo ka promovuar zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë njerëzore”,- tha Bennett.