Xi takon anëtarë të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së
2024-03-06 16:18:09

Foto nga VCG

Të mërkurën pasdite, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, u takua me anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez nga Komiteti Revolucionar i Kuomintang-ut Kinez dhe qarqet tekniko-shkencore, të burimeve dhe të mjedisit. Xi mori pjesë gjithashtu në diskutimet e tyre dhe dëgjoi mendimet e sugjerimet e tyre. (Çang Çuo)