Kina do të rrisë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2024-03-05 17:29:16

CFP

CFP

Kina do të rrisë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, duke nisur prej sot, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi të hënën planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, citon “Xinhua”.

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të rriten përkatësisht me 125 juanë (rreth 17.6 dollarë amerikanë) dhe 120 juanë për ton, njoftoi në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve të Kinës, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës së papërpunuar.

CFP

CFP

Tre kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës - Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës, Korporata Petrokimike e Kinës dhe Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur e Kinës - dhe rafineritë e naftës janë orientuar të mbajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme, bëri të ditur komisioni. (Fatosi)