Komanda e Zonës Lindore e UÇP të Kinës mbajti nën mbikëqyrje anijen amerikane që kaloi nëpër ngushticën e Tajvanit
2024-03-05 18:25:32

Koloneli i lartë Shi Yi, zëdhënës i Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, u shpreh të martën se destrojeri me raketa të drejtuara "USS Finn" i ShBA-së lundroi nëpër ngushticën e Tajvanit, duke e trumbetuar publikisht një gjë të tillë. Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës organizoi forcat detare dhe ajrore për të gjurmuar dhe mbikëqyrur incidentin gjatë gjithë procesit dhe për ta trajtuar atë në përputhje me ligjet dhe rregulloret. Trupat e Komandës së Zonës Lindore janë gjithmonë në gatishmëri të lartë për t'iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve e provokimeve, tha ai. (Çang Çuo)