Markat kineze kryesojnë shitjet e makinave elektrike në Izrael në janar-shkurt
2024-03-05 10:36:14

CFP

CFP

Prodhuesi kinez “BYD Auto” kryesoi shitjet e makinave elektrike në Izrael në dy muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Izraelit, njofton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, “BYD”, që ofron pesë modele elektrike në Izrael, shiti 5290 njësi në periudhën janar-shkurt.

Vitin e kaluar, BYD kryesoi shitjet e makinave elektrike në vend me 15.145 njësi të shitura.

“BYD” siguroi gjithashtu vendin e tretë në listën e shitjeve totale të makinave në Izrael në dy muajt e parë, e cila përfshin makina elektrike dhe me benzinë.

“Geely Auto”, një tjetër prodhues kinez i makinave elektrike, qëndroi në vendin e dytë në shitjet e makinave elektrike në Izrael për dy muajt e parë të vitit 2024, duke shitur 1626 njësi “Geometry C”.

I treti në listë është prodhuesi kinez i automjeteve me bazë në Britani, “MG Motor”, i cili shiti gjithsej 1376 njësi nga pesë modele gjatë kësaj periudhe.

CFP

CFP

Markat kineze përbënin 77.1 për qind të shitjeve të makinave elektrike të Izraelit në periudhën janar-shkurt, me 11.784 njësi të shitura në total, siç tregohet nga shifrat.

Markat kineze gjithashtu dominuan shitjet e makinave të importuara të pasagjerëve të Izraelit, duke përfshirë automjete me benzinë dhe elektrike, me 14.255 njësi të shitura.

Koreja e Jugut dhe Japonia ishin respektivisht furnizuesit e dytë dhe të tretë më të mëdhenj të makinave të importuara në dy muajt e fundit. (Fatosi)