Kinë - Ligjet e reja ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë së kombit
2024-03-05 17:04:51

Ekspertët thonë se aftësia e Kinës për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të trajtuar sfidat e jashtme po bëhet më e fortë, pasi ajo përmirëson mjetet e saj ligjore për t'u marrë me punët e jashtme, shkruan “China Daily”.

Në shtator, Kina miratoi një ligj për imunitetin e shteteve të huaja, sipas të cilit, gjykatat kineze, në parim, nuk ushtrojnë juridiksion mbi vendet e huaja dhe pasuritë e tyre. Megjithatë, kishte disa përjashtime, si paditë që lindin nga aktivitetet tregtare ose kryerja e kontratave të punës.

Ligji hyri në fuqi në fillim të këtij viti.

Ndërsa, në një ligj për marrëdhëniet me jashtë, miratuar në qershor, thuhet se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kinës nuk duhet të cenohen.

Ky ligj ka hyrë në fuqi më 1 korrik.

Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore shpalli gjithashtu “Ligjin për sigurinë ushqimore” vitin e kaluar, për të konsoliduar sigurinë kombëtare.

Sipas ligjit, u krijua një sistem rezervë drithi, ndërsa teknologjitë dhe pajisjet e reja u lejuan të aplikoheshin gjerësisht për të parandaluar fatkeqësitë natyrore dhe biologjike. (Fatosi)