Papa Françesku bën thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
2024-03-05 09:47:07

Papa Francesku (Foto Rtsh)

Papa Francesku (Foto Rtsh)

Papa Françesku bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza, duke theksuar pasojat e konfliktit te fëmijët dhe kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve të marra në sulmin e Hamasit më 7 tetor, shkruan “RTSH”.

“Në këtë mënyrë nuk mund të ndërtohet një botë më e mirë dhe nuk mund të arrihet paqja. Mjaft, ju lutem! Le të themi të gjithë mjaft! Ndaloni!”,- u shpreh papa para mijëra të pranishmëve që ndoqën meshën në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, duke shtuar se çarmatimi është një detyrim moral.

Fjalimi i Atit të Shenjtë vjen në një kohë kur po bëhen përpjekjë ndërkombëtare për të vendosur armëpushimin dhe për të negocinuar për të liruar pengjet.

Të gjitha palët po përpiqen të bien dakord për një armëpushim përpara nisjes së muajit të Ramazanit më 10 mars. (Irma)