Kompanitë e huaja shënuan rritje në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei
2024-03-05 14:47:02

CFP

CFP

Kompanitë e huaja janë optimiste për zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei dhe dëshirojnë të vazhdojnë të zhvillojnë më tej biznesin e tyre në tregun kinez, shkruan “China Daily”.

Shumë ndërmarrje të huaja besojnë se rajoni Pekin-Tianjin-Hebei ka kontribuar me përvojën e Kinës në botë, në ndërtimin e grupimeve të qyteteve të klasit botëror dhe zhvillimin rajonal me cilësi të lartë në dekadën e fundit.

Ky vit shënon 10-vjetorin e ngritjes së zhvillimit të koordinuar Pekin-Tianjin-Hebei në një strategji kombëtare.

CFP

CFP

Rajoni pati rritje të produktit të brendshëm bruto (PBB) me 90 për qind në 10.4 trilionë juanë (1.46 trilionë dollarë) në vitin 2023 krahasuar me nivelin e 2013-s. (Fatosi)