Kryediplomatja gjermane: Siguria e Ballkanit Perëndimor është stabilitet jetik për BE-në
2024-03-05 17:31:32

Kryediplomatja gjermane (Foto Dosja.al)

Kryediplomatja gjermane (Foto Dosja.al)

Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë mbështetje të fortë, ndërsa ecin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deklaroi kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, përpara vizitës së saj në Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, citon “ATSH”.

“Është bërë një domosdoshmëri gjeopolitike që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur vendet e Rajonit në rrugën e tyre për t’u bashkuar me bllokun”,- tha Baerbock.

Ajo theksoi se BE-ja e ka detyrë të përbashkët për ta bërë veten të përshtatshme për të ardhmen, ndërsa vendosen më shumë karrige në tryezën evropiane. (Fatosi)