Franca pritet ta përfshijë të drejtën për abort në Kushtetutë
2024-03-05 10:42:12

Franca (Foto Panorama)

Franca (Foto Panorama)

Franca pritet ta përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutë, pas miratimit të projektligjit në Senat.

Nëse Kongresi miraton vendimin, Franca do të bëhet vendi i vetëm në botë që e mbron qartë të drejtën për t’i dhënë fund një shtatzënie, shkruan “Panorama”.

Dhoma e Ulët e Parlamentit në Francë miratoi me shumicë vendimin që e bën abortin liri të garantuar në Kushtetutë.

Përmes një votimi historik më 28 shkurt, më shumë se 80 për qind e votuesve në Senatin e dominuar prej konservatorëve i dhanë dritën jeshile projektligjit. (Fatosi)