Xi Jinping-u merr pjesë në diskutimet e delegacionit të provincës Jiangsu
2024-03-05 17:05:11

Foto nga Xinhua

Të martën pasdite, Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, mori pjesë në diskutimet e delegacionit të provincës Jiangsu në sesionin e dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore. 

Foto nga Xinhua

Jiangsu është mishërim i interesit të thellë dhe pritshmërive të liderit më të lartë kinez. Vitin e kaluar, ai mori pjesë personalisht në diskutimet e delegacionit të kësaj province dhe e vizitoi Jiangsu-në dy herë për inspektime, duke ofruar udhëzime për zhvillimin e kësaj province.

Ekonomia private e provincës Jiangsu është mishërim i zhvillimit të ekonomisë private të Kinës, një bazë materiale solide për promovimin e modernizimit kinez, një mbështetje e domosdoshme dhe e rëndësishme për ekonominë kineze, një terren i gjerë e sipërmarrjes dhe e punësimit dhe një subjekt i rëndësishëm i inovacionit teknologjik. Lideri kinez ka shprehur vazhdimisht pritshmëritë e tij për zhvillimin e ekonomisë private të provincës Jiangsu, duke theksuar mbështetjen për zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë private e të ndërmarrjeve private dhe stimulimin e gjallërisë inovative të subjekteve të ndryshme të biznesit. Sivjet ai i kërkoi gjithashtu provincës Jiangsu të zhvillojë vazhdimisht ekonominë private. Mbështetja dhe udhëzime të tilla do të rrisin besimin e ndërmarrjësve private dhe do të nxisin zhvillimin cilësor të ekonomisë private.