Kina shpreh shqetësim për hetimin e ShBA-së ndaj automjeteve kineze të lidhura me internetin
2024-03-05 20:05:53


Foto nga VCG

Kina është jashtëzakonisht e shqetësuar për hetimin e ShBA-së lidhur me automjetet e prodhuara në Kinë që përdorin teknologjinë e automjeteve "të lidhura me internetin", tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë.

Kjo masë e SHBA-së synon të parandalojë eksportin normal të makinave kineze nën pretekstin e sigurisë kombëtare, theksoi zëdhënësi.

Sipas tij, përpjekja e ShBA-së për të vendosur pengesa jotarifore është një praktikë tipike proteksioniste, e cila do të dëmtojë e do të pengojë industrinë globale të automjeteve dhe zinxhirët e furnizimit, si edhe do të cenojë interesat e konsumatorëve amerikanë.

Zëdhënësi tha se Kina i kërkon ShBA-së të respektojë parimet e tregut dhe të krijojnë një mjedis të barabartë për ndërmarrjet e të gjitha vendeve.

Pala kineze do të vazhdojë të shqyrtojë hetimin e palës amerikane dhe do të marrë masa efektive për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e veta të ligjshme nëse është e nevojshme, shtoi ai. (Çang Çuo)