Kryeministri kinez thekson përkushtimin ndaj zhvillimit të gjelbër
2024-03-05 16:13:21

Foto nga VCG

Kina do të çojë përpara revolucionin energjetik dhe do të punojë aktivisht e me maturi për arritjen e objektivave të kulmit të lëshimit dhe asnjanësimit të karbonit, tha të martën kryeministri kinez Li Qiang në raportin e punës që mbajti në hapjen e sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. 

Gjithashtu, do të forcohet mbrojtja ekologjike dhe do të nxitet zhvillimi i gjelbër e me lëshim të ulët karboni, duke ndërmarrë hapa tërësorë për të përmirësuar mjedisin dhe për të nxitur ekonominë e gjelbër e me lëshim të ulët karboni, theksoi ai.