Rreth 12.44 milionë vende të reja pune u krijuan në zonat urbane në Kinë në vitin 2023
2024-03-04 16:44:29

CFP

CFP

Rreth 12.44 milionë vende të reja pune u krijuan në zonat urbane në Kinë vitin e kaluar, pjesërisht falë përpjekjeve të qeverive në të gjitha nivelet dhe financimeve të ndryshme, deklaroi Liu Jieyi, zëdhënës i sesionit të dytë të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, njofton “China Daily”.

Liu tha se qeveritë në të gjitha nivelet në Kinë dhe fondet e ndryshme ofruan mbështetje të drejtpërdrejtë për punësimin dhe sipërmarrjen që tejkalon 300 miliardë juanë (41.7 miliardë dollarë).

CFP

CFP

Sipas tij, masat e synuara mbështesin punësimin e të diplomuarve dhe të rinjve, si dhe punësimin e njerëzve që përballen me vështirësi në zonat urbane dhe rurale.

Liu përmendi se Komiteti ka kryer në mënyrë aktive punë për stabilizimin dhe promovimin e punësimit. Anëtarët e tij dhe njësitë pjesëmarrëse kanë kryer hetime dhe kërkime të thelluara për promovimin e punësimit me cilësi të lartë dhe të plotë, kanë analizuar tendencat e punësimit, kundërmasat dhe sugjerimet nga këndvështrime të ndryshme. Prej tyre janë dorëzuar 91 propozime.

Ai deklaroi se në përgjigje të vështirësive me të cilat ballafaqohen të diplomuarit dhe kompanitë në rekrutimin e punëtorëve, anëtarët kanë propozuar sugjerime të synuara, si krijimi i një mekanizmi lidhës midis universitetit dhe industrisë, dhe zgjidhja e kontradiktave strukturore në punësimin e studentëve të kolegjit. (Fatosi)

CFP

CFP