Shkencëtarët kinezë projektojnë bateri të reja litium-jon me karikim të shpejtë
2024-03-04 12:10:48

 Universiteti Zhejiang

Universiteti Zhejiang

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një dizajn elektrolitesh të aftë për të nxitur shkallën e karikimit dhe për të rritur temperaturën e funksionimit të baterive litium-jon për automjetet elektrike, për të promovuar më tej zhvillimin e energjisë së gjelbër dhe me karbon të ulët, njofton “CGTN”.

Ky dizajn i ri mund të mundësojë që bateritë litium-jon të arrijnë kthyeshmëri kur qelizat ngarkohen dhe shkarkohen në një gamë të gjerë temperaturash nga minus 70 gradë celsius në 60 gradë celsius.

CFP

CFP

Sipas studimit të botuar në revistën “Nature”, bateritë litium-jon gjithashtu mund të ngarkohen dhe shkarkohen brenda vetëm 10 minutash në temperaturën e dhomës. (Fatosi)