Njoftime se Izraeli nuk ka dërguar delegacion në Kajro për bisedimet për armëpushim
2024-03-04 17:30:04

CFP

CFP

Në Egjipt po bëhen bisedime për arritjen e një armëpushimi në Gazë përpara se të nisë muaji i Ramazanit, javën e ardhshme. 

Izraeli nuk dërgoi delegacion, sepse pret përgjigje nga Hamasi mbi dy çështje, tha një zyrtar i qeverisë izraelite që foli në kushte anonimiteti. 

Media izraelite njoftoi se qeveria po priste të vihej në dijeni se cilët pengje janë ende gjallë dhe sa palestinezë të burgosur kërkon Hamasi që të lirohen në këmbim të secilit prej pengjeve. Pasi delegacioni i Hamasit mbërriti në Kajro, një zyrtar palestinez i tha agjencisë së lajmeve Reuters se arritja e një marrëveshjeje “nuk ishte ende e afërt”. Autoritetet izraelite nuk komentuan zyrtarisht.