OBSH-ja shprej shqetësim për viktimat e sulmit ajror izraelit në Rafah
2024-03-04 16:59:37

CFP

CFP

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehu shqetësim për vdekjen e disa palestinezëve gjatë një sulmi të dyshuar ajror izraelit në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, njofton “ATSH”.

“Raportet se bombardimet në Rafah, ku strehoheshin njerëzit e zhvendosur, vranë 11 persona dhe plagosën 50 të tjerë, përfshirë fëmijë, janë shqetësuese dhe të papërshkrueshme”,- shkroi Ghebreyesus në një postim në “X”.

Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së autoriteteve shëndetësore në Gaza, kontrolluar nga Hamasi, ku thuhet se të paktën 11 palestinezë u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në sulmin e dyshuar izraelit. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite njoftoi se sulmoi një grup luftëtarësh nga milicia e Xhihadit Islamik, të lidhur me Hamasin.

“Sulmi në Rafah kishte në shënjestër në mënyrë specifike terroristët dhe asnjë dëm nuk ishte shkaktuar në spitalin aty pranë, megjithëse ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur”, tha ai.

Hamasi njoftoi se tendat që u përkisnin refugjatëve përpara hyrjes së një spitali u goditën dhe se një ndihmës mjek dhe një infermiere në spital ishin në mesin e viktimave.

Rreth 1.5 milionë njerëz janë vendosur në Rafah, qyteti më jugor në Gaza në kufi me Egjiptin.  (Fatosi)