Zëdhënësi i AKP-së e nxit ShBA-në të mbajë premtimet me veprime konkrete
2024-03-04 17:37:46

Foto nga Xinhua

Kina e nxit ShBA-në të ndalojë komentet e papërgjegjshme dhe të mbajë premtimet me veprime konkrete, tha të hënën Lou Qinjian, zëdhënësi i sesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore (AKP), organi më i lartë ligjvënës në Kinë.

Lou i tha këto gjatë një konference shtypi në prag të hapjes së sesionit vjetor të AKP-së.

Lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane, Lou theksoi se qëndrimi i Kinës është i vendosur. Pala kineze ndjek parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore  e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe nxit forcimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të lidhjeve dypalëshe, shtoi ai.

Duke vënë në dukje se Kina i mban premtimet e saj, zëdhënësi shprehu shpresën se edhe pala amerikane do të respektojë angazhimet e saj, do të punojë me Kinën për të ndërtuar së bashku pesë shtyllat e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve dhe do të zbatojë konsensusin e rëndësishëm të arritur në takimin e San-Franciskos ndërmjet dy krerëve të shtetit. 

Luo e bëri gjithashtu të qartë se zgjedhjet presidenciale amerikane janë punë e brendshme e ShBA-së, për të cilën pala kineze nuk mban ndonjë pozicion. 

"Pavarësisht se kush zgjidhet president i ShBA-së, shpresojmë se ShBA-ja do të punojë me ne për forcimin e qëndrueshëm,të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe," theksoi zëdhënësi i sesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore.