Kina premton më shumë hapa për të ndihmuar firmat private
2024-03-04 16:15:37

Kina do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të optimizuar vazhdimisht mjedisin e biznesit për zhvillimin e sektorit privat, me fokus kryesor në likujdimin e detyrimeve të prapambetura ndaj ndërmarrjeve, deklaroi Liu Jieyi, zëdhënës i sesionit të dytë të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Foto:VCG

Foto:VCG

Liu tha gjatë një konference shtypi se sektori privat shërben si një forcë jetike në avancimin e modernizimit kinez dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e inovacionit teknologjik, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve.

Sipas tij, një sërë masash politikash që synojnë të forcojnë zhvillimin cilësor të sektorit privat të Kinës janë fokusuar në zgjidhjen e problemeve praktike të sipërmarrjeve private dhe kanë rritur shumë besimin e tyre.

Ai tha se perspektivat e sektorit privat janë premtuese mes rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit.

“Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez ka bërë përpjekje të mëdha për të trajtuar shqetësimet urgjente të sipërmarrjeve private, të tilla si vështirësitë financiare, mbrojtja e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime dhe ndihma e tyre për të rritur konkurrencën thelbësore”,- theksoi Liu. (Fatosi)