Ligatinat kryesore në Kinën veriore shohin më shumë lloje shpendësh të egër
2024-03-04 11:04:19

CFP

CFP

Që nga fundi i shkurtit, 276 lloje zogjsh të egër janë vërejtur në liqenin Baiyangdian, një ligatinë e madhe në Kinën veriore, sipas autoriteteve lokale, cituar nga “Xinhua”.

Zyra e Burimeve Natyrore dhe Planifikimit të Zonës bëri të ditur se shifra është rritur me 70% që nga krijimi në vitin 2017 i Zonës së Re Xiong'an, ku ndodhet liqeni.

Nga 276 lloje të shpendëve të egër, 12 janë nën mbrojtjen kombëtare të klasit të parë.

Nëntë habitate shpendësh janë caktuar në ligatina për të mbrojtur zogjtë në një mënyrë të përmirësuar. Gjithashtu është vendosur sinjalistika dhe është instaluar një sistem inteligjent i monitorimit të habitatit. (Fatosi)