Muzeu i ri Paleozoologjik i Kinës zbulon sekretet e natyrës
2024-03-04 16:19:08

Muzeu i ri Paleozoologjik i Kinës në qytetin Baoding, në provincën Hebei, është shndërruar në një sensacion qëkur u hap në janar, shkruan “CGTN”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ai konsiderohet si një nga muzetë më të mëdhenj të historisë natyrore në Azi.

Muzeu i ri paraqet një përmbledhje gjithëpërfshirëse të paleontologjisë dhe biologjisë evolucionare.

Ai shfaq rreth 6000 objekte, duke përfshirë disa ekzemplarë të çmuar fosilesh.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mes tyre është edhe skeleti i vetëm i plotë në botë i një velociraptori kinez dhe disa vezë të konservuara të pterosaurëve. (Fatosi)