KKPPK-ja zhvillon shkëmbime me botën e jashtme për të krijuar një mjedis të favorshëm ndërkombëtar
2024-03-04 20:25:51

Foto nga Xinhua

Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez (KKPPK) ka kryer në mënyrë aktive shkëmbime miqësore me organizata, zyrtarë dhe akademikë nga vende të tjera për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi të jashtëm të favorshëm, tha kryetari i Komitetit Kombëtar të 14-të të KKPPK-së Wang Huning në mbledhjen e hapjes së sesionit të dytë të Komitetit Kombëtar të 14-të të KKPPK-së të hënën.

Në një raport pune të Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së të mbajtur në këtë sesion, Wang vuri në dukje se, që nga marsi i vitit të kaluar, Komiteti Kombëtar i KKPPK-së dhe institucionet e lidhura me të kanë organizuar 23 vizita shkëmbimesh e ndërveprimi me më shumë se 200 institucione në 50 vende dhe kanë vendosur kontakte të reja me 41 institute studimi politikash të huaja dhe 12 organizata joqeveritare.

Wang shtoi se janë mbajtur gjithashtu tre aktivitete, duke ftuar përfaqësuesit e huaj diplomatikë në Kinë, studiues të lartë etj. për të vizituar auditorin e KKPPK-së në Pekin.

Të gjitha këto aktivitete kanë përmirësuar njohuritë e të huajve për modernizimin kinez, demokracinë popullore në mbarë procesin dhe KKPPK-në, tha Wang. (Çang Çuo)