Xi uron Sharifin për zgjedhjen si kryeministër i Pakistanit
2024-03-04 12:39:42

Presidenti kinez Xi Jinping uroi të dielën Shehbaz Sharifin për zgjedhjen si kryeministër i Republikës Islamike të Pakistanit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit i Kinës shprehu bindjen se, nën udhëheqjen e Sharifit dhe të qeverisë së re pakistaneze, si edhe me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha qarqeve në Pakistan, ky vend do të ketë patjetër arritje të reja dhe më të mëdha në kauzën e zhvillimit dhe të përparimit kombëtar.

Xi theksoi se Kina dhe Pakistani duhet të vazhdojnë miqësinë e tyre tradicionale, të forcojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat, të ndërtojnë së bashku një version të përmirësuar të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, të vazhdojnë të thellojnë partneritetin strategjik të bashkëpunimit dypalësh dhe të ndërtojnë një komunitet më të afërt me fate të përbashkëta Kinë-Pakistan në epokën e re, për t’u sjellë më shumë përfitime të dy popujve.

Po atë ditë, edhe kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi homologut të sapozgjedhur pakistanez Shehbaz Sharif. (Zhang Yan/Artan)