Kina do të zgjerojë mbulimin bazë të sigurimit mjekësor për fëmijët
2024-03-04 11:02:18

CFP

CFP

Autoritetet kineze publikuan një qarkore për nisjen e një fushate për zgjerimin e mbulimit bazë të sigurimeve mjekësore për fëmijët, me qëllim mbrojtjen e të drejtave, interesave dhe shëndetit të fëmijëve në vend, njofton “Xinhua”.

Qarkorja e publikuar nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor, Ministria e Arsimit dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë vendos synimin që deri në fund të vitit, mbi 80 për qind e të porsalindurve të mbulohen nga sigurimet shëndetësore bazë kombëtare në vitin e lindjes.

Dokumenti përcakton rregullime të ndryshme për fushatën, duke përfshirë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore, forcimin e ndarjes së të dhënave ndërmjet departamenteve dhe optimizimin e procedurave për përfshirjen e të porsalindurve në skemën kombëtare të sigurimeve.

Sipas qarkores, foshnjat, në parim, duhet të mbulohen nga sigurimi kombëtar mjekësor brenda 90 ditëve nga lindja dhe të gjitha shpenzimet mjekësore të përshtatshme të bëra gjatë kësaj periudhe duhet të rimbursohen.

Dokumenti gjithashtu përshkruan kërkesat specifike për të siguruar që fëmijët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe subvencione mbulohen nga sigurimet shëndetësore në kohën e duhur. (Fatosi)