Gjashtë parimet e Xi Jinping-ut theksohen si përvojë e vlefshme e sistemit të asambleve popullore
2024-03-04 20:09:21


Foto nga Xinhua

Një zëdhënës i organit më të lartë ligjvënës të Kinës tha të hënën se gjashtë parimet e propozuara nga presidenti kinez Xi Jinping për mbështetjen dhe përmirësimin e sistemit të asambleve popullore përbëjnë një përvojë të vlefshme të 70 vjetëve të fundit dhe shërbejnë si udhërrëfyes themelor për përparimin e këtij sistemi në udhëtimin e ri.

Lou Qinjian, zëdhënësi i sesionit të dytë të Asamblesë të 14-të Kombëtare Popullore (AKP), i bëri këto komente në një konferencë shtypi.

Sivjet është 70-vjetori i themelimit të AKP-së. Në këtë sfond, i pyetur për përvojën e rëndësishme të sistemit të asambleve popullore gjatë 70 vjetëve të fundit, Lou vuri në dukje gjashtë parimet e shtjelluara nga presidenti Xi në Konferencën e Punës së Asambleve Popullore më 2021: përkrahja e udhëheqjes së Partisë Komuniste të Kinës, zbatimi i një sistemi institucionesh për të siguruar që populli të jetë zot i vendit, përparimi i qeverisjes së bazuar në ligj në të gjitha frontet, mbështetja e centralizmit demokratik, ecja në rrugën e zhvillimit politik socialist me karakteristika kineze dhe vazhdimi i modernizimit të sistemit dhe kapaciteteve të qeverisjes së vendit.

Lou shtoi se sistemi i asambleve popullore është një garanci e rëndësishme institucionale për rritjen e shpejtë ekonomike dhe qëndrueshmërinë shoqërore afatgjatë të Kinës. (Çang Çuo)