Zëdhënësi i AKP-së: Përqindja e shpenzimeve të mbrojtjes të Kinës, më e ulët se e vendeve të tjera të mëdha
2024-03-04 17:25:14

Foto nga VCG

Përqindja e shpenzimeve të mbrojtjes të Kinës është më e ulët se e vendeve të tjera të mëdha dhe ka qenë gjithmonë më e ulët se ajo e ShBA-së dhe e fuqive të tjera ushtarake, vuri në dukje të hënën zëdhënësi i sesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore (AKP) Lou Qinjian.

Krahasuar me vendet e tjera të mëdha të botës, shpenzimet e mbrojtjes të Kinës kanë qenë gjithmonë relativisht të ulëta, qoftë për sa i përket përqindjes që zënë në PBB, ashtu edhe pjesës që zënë në shpenzimet financiare shtetërore, në shpenzimet e mbrojtjes për frymë për banor dhe shpenzimet e mbrojtjes për frymë për personel ushtarak, tha Lou Qinjian ndërsa informoi shtypin mbi sesionin e planifikuar nga 5 deri më 11 mars.

Kina ka mbajtur rritje të arsyeshme dhe të qëndrueshme të shpenzimeve të përgjithshme të mbrojtjes duke promovuar zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm ekonomik dhe shoqëror në vitet e fundit, me qëllim që të ruajë sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit, të përmbushë nevojat e nxitjes së transformimit ushtarak me karakteristika kineze dhe të përmbushë më mirë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si një vend i madh, tha Lou.(Çang Çuo)