Zëdhënësi i AKP-së: Puna legjislative arriti rezultate të frytshme në vitin 2023
2024-03-04 19:12:55

Foto nga VCG

Legjislatura  e 14-të e Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës dhe Komiteti i Përgjithshëm i saj arritën rezultate të frytshme në fushën e punës legjislative gjatë vitit të kaluar, u shpreh gjatë një konferencë shtypi të hënën zëdhënësi i sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore Lou Qinjian.

"Planifikimi legjislativ u realizua dhe detyrat legjislative për periudhën aktuale pesëvjeçare u përcaktuan në mënyrë të integruar, me një plan që përmban 130 pika, duke përfshirë 79 pika të kategorisë një dhe 51 të kategorisë dy," tha Lou.

Në mbarë vitin 2023 janë miratuar gjashtë ligje, janë amenduar tetë ligje, është marrë një vendim për paraqitjen e një projektligji ligjor në sesionjn e AKP-së për shqyrtim, janë miratuar 11 vendime për çështjet përkatëse ligjore e çështjet kryesore, dhe 18 projektligje ishin në shqyrtim, vuri në dukje zëdhënësi.

Komiteti i Përhershëm i AKP-së i kushton rëndësi të madhe zbatimit të ligjeve dhe kreu pesë kontrolle të zbatimit të ligjit në vitin 2023, duke përfshirë "Ligjin e farërave", "Ligjin për sigurinë në punë" etj., bëri të ditur Lou.

Duke vënë në dukje se puna legjislative e Komitetit të Përhershëm të AKP-së pati një fillim të mbarë në vitin 2023, ai u shpreh se ky komitet do të kryejë efektivisht detyrat e misionet e organit ligjvënës kombëtar dhe do të promovojë një sistem ligjor socialist më shkencor, më të plotë, të unifikuar e me autoritet me karakteristika kineze në fazën e ardhshme. (Çang Çuo)