KKPPK-ja i përmbahet filozofisë së zhvillimit me popullin në qendër
2024-03-04 20:28:23

Foto nga VCG

Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) i është përmbajtur filozofisë të zhvillimit që vendos popullin në qendër dhe ka bërë përpjekje për përmirësimin e jetesës së njerëzve, tha të hënën Wang Huning, kryetar i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së.

Wang i bëri këto komente në mbledhjen e hapjes së sesionit të dytë të Komitetit Kombëtar të 14-të të KKPPK-së, gjatë së cilës mbajti një raport pune të Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së.

KKPPK-ja, organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, e hapi sesionin e vet vjetor të hënën në Pekin. (Çang Çuo)