Dërgesat e telefonave celularë në Kinë u rritën me 68.1 për qind në janar
2024-03-04 16:30:24

CFP

CFP

Dërgesat e telefonave celularë në Kinë u rritën me 68.1 për qind në baza vjetore në 31.78 milionë njësi në janar, njoftoi Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (CAICT), citon “Xinhua”.

Telefonat celularë 5G përbënin pjesën më të madhe të dërgesave të janarit, duke arritur në 26.17 milionë njësi, një rritje prej 59 për qind në baza vjetore, sipas CAICT, një institucion kërkimor nën Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

CFP

CFP

Në janar, markat vendase ruajtën dominimin e tyre në industrinë e telefonisë celulare të Kinës, me dërgesat që u rritën me 165.2 për qind në baza vjetore në 26.24 milionë njësi. (Fatosi)