Kina pritet të ketë më pak stuhi pluhuri këtë pranverë
2024-03-04 14:49:05

Kina veriore pritet të ketë më pak stuhi rëre dhe pluhuri këtë pranverë në krahasim me vitet e mëparshme, sipas një vlerësimi të bërë nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave dhe Administrata Meteorologjike e Kinës, njofton “China Daily”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Vlerësimi parashikon 9 deri në 12 dukuri të motit me rërë dhe pluhur, që është afër ose nën mesataren për stinën e pranverës.

Midis tyre, pritet të ketë dy deri në katër raste të stuhive të rërës ose stuhive të forta pluhuri, me intensitet të përgjithshëm që pritet të jetë relativisht i dobët, thuhet në raportin e vlerësimit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ekspertët ia atribuuan uljen e parashikuar si kushteve të favorshme të motit ashtu edhe përpjekjeve të Kinës gjatë dy dekadave të fundit për të luftuar shkretëtirëzimin. Këto përpjekje, sipas tyre, kanë rezultuar efektive në reduktimin e shpeshtësisë dhe intensitetit të stuhive të pluhurit. (Fatosi)