Sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve në Rafah, vriten 11 palestinezë
2024-03-04 11:09:13


CFP

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi ajror izraelit ndaj një kampi refugjatësh palestinezë në Rafah, njofton “RTSH”.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se palestinezët e zhvendosur ishin strehuar në tendat jashtë portave të Maternitetit të Emirateve në Tal Al-Sultan në Rafah, qyteti më jugor i Gazës.

Sipas ministrisë, rreth 50 persona, përfshirë fëmijë, mbetën të plagosur.

Forcat e Mbrojtjes izraelite pretendojnë se shënjestruan terroristët e Xhihadit Islamik në Rafah dhe se spitali në zonë nuk u dëmtua. (Fatosi)

CFP

CFP