Avioni i pestë C919 i bashkohet flotës së “China Eastern Airlines”
2024-03-04 12:19:47

CFP

CFP

“China Eastern Airlines” mirëpriti avionin e pestë C919 të ndërtuar në Kinë, duke shënuar përfundimin e porosisë së parë të avionit të pasagjerëve, njofton “CGTN”.

Në fluturimin e tij të parë, avioni u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Pudong” i Shangait dhe u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Hongqiao” të Shangait, duke iu bashkuar zyrtarisht flotës së avionëve të kompanisë ajrore “China Eastern”.

“China Eastern Airlines” bleu pesë avionë pasagjerësh C919 nga “Commercial Aircraft Corp of China”, prodhuesi i avionit të pasagjerëve C919.

CFP

CFP

Ajo gjithashtu porositi 100 aeroplanë shtesë C919 më 28 shtator të vitit të kaluar, duke e shënuar atë klientin më të madh të avionëve të mëdhenj të pasagjerëve të zhvilluar nga Kina. (Fatosi)